Putin: Ndihma me armatim nga SHBA për Ukrainën, shtynë luftën për më gjatë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, është deklaruar pas ndihmës amerikane për Ukrainën me sistem të mbrojtjes raketore ‘Patriot’.

Presidenti rus është deklaruar se “Kjo ndihmë veçse do të shtoj më shumë luften mes dy shteteve”.

Presidenti i Ukrainës këto ditë ishte takuar me kreun e shtetit të SHBA, Joe Biden dhe arriten marrëveshjen dhe përkrahjen që do të ketë Ukraina nga ana amerikane.

Joe Biden njoftoi Zelenskyn se do të marrë ndihmën e mbrojtjes raketore ‘Patriot’, paketa e re e ndihmës së ShBA-së për Ukrainë në vitin 2023, sipas administratës së Bidenit, pritet të përfshijë më shumë se 40 miliardë dollarë financime.

Ndërkohë kujtojmë se Kremlini e kishte paralajmëruar Washingtonin që të mos i siguronte Ukrainës sistemin Patriot, duke thënë të enjten e kaluar se çdo dërgesë do të rrisë rrezikun e përfshirjes së drejtpërdrejtë të ShBA-së në konflikt./GazetaNeutral

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *