Luiz Ejlli është banori që po trazon Shqipërinë dhe Kosovën nga shtëpia e “Big Brother Albania Vip”. Ai është kthyer në fenomen dhe arsyeja kryesore pse shqipëtarët janë me sy nga televizori në mbrëmjet e prime të këtij reality show.
Dy javë më parë Luizi kishte rrëfyer për Kiara Titon se ai ka një sëmundje të rrallë dhe me çmimin e fituar në BBVA do të kurohej, ndërsa gjatë ‘Prime’-it ai e mohoi këtë duke thënë se bëhej fjalë për një mik të tij.
Por, pavarsisht kësaj ai mori mbështetje të madhe nga publiku. Në mediat rozë e rrjetet sociale Luiz Ejlli është kryetema.
Shikushmëria e lartë e prime-it të Big Brother Albania Vip duket se ka ndikuar edhe në gastronomi, duke i dëmtuar ato në përiudhen e transmetimit të këtij spektakli.
Të paktë kështu kanë bërë të ditur dy bisnesmenë nga Podujeva.
Vali Shala, pronar i lokalit “Centrum” përmes një statusi në Facebook tha se përveç që janë dëmtuar nga ‘Luizi’, tash po dëmtohen edhe nga shiu.
“Pak po na e bon Luizi neve kafiqave tash edhe Shiu a“, shkroi ai.
Edhe Fitim Sokoli, pronar i lokalit Clips tha se të shtunën Luisi po i ‘përzhit’ lokalet.
“Punoni kush e ka njet sonte (kafiqat) se neser na perrzhit Luisi“, shkroi Sokoli.