“Punëtorët po ikin nga Kosova sepse nuk mund ta pranojnë iden t’i shërbejnë një shefi kosovar”

Viktor Buzhala, zëdhënësi i KEDS-it, beson se ka zbuluar se pse po ikin punëtorët nga Kosova.

Ai ka thënë se shumë punëtorë zgjedhin të ikin nga Kosova, sepse nuk mund ta pranojnë iden t’i shërbejnë një shefi kosovar. Sipas tij ata e ndjenë vetën të përçmuar e të përulur.

Postimi i plotë:

Ne kemi qenë të pushtuar nga viti 1 deri në vitit 1999. Pra, plot dy mijë vjet. E ky pushtim ka lënë pasoja të mëdha ndër ne. Thjeshtë, pos luftimit të tyre, ne kemi kriju edhe respekt për tjetrin, duket se e kemi në ADN. E shohim si më të zotin se ne, duam ti shërbejmë. Zatën, edhe iu kemi shërbyer të huajve për 2000 vjet, pasi ka qenë mbijetesa në pyetje.

Ndërdija jonë është tronditur për një periudhë kaq të gjatë, saqë është futur brenda saj edhe mostolerimi ndaj pjestarëve të sojit tonë. Një pjesë e madhe e kosovarëve nuk mund të konceptojnë, të pranojnë dhe ti shërbejnë një shefi kosovar. I tmerron kjo ide. Prandaj, zgjedhin të ikin.

Ata nuk duan që shefi t’iu flasë shqip. Duan t’iu flasë gjermanisht, anglisht, italisht. Edhe sllovenisht a kroatisht bën, por shqip asessi. E ndiejnë vetën të përcmuar, të përulur. E ndiejnë veten askushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *