Qe nga dje kudo në rrjetet sociale kanë qarkulluar video nga koncerti i fundit i Butrint Imerit.
Në video dëgjohet se publiku për një moment thërret emrin e Luizit dhe kjo u publikua edhe nga mediat si diçka e vërtetë pa u dyshuar se mund të ishte montim, ashtu siç si duket po pretendon vet Butrinti.
Këngëtari ditën e sotme ka publikuar video nga koncerti ndërsa mes tyre ka publikuar një foto të zezë ku shkruan: Fake, fake, fake!
Me këtë Butrinti mohoi lajmet se fansat e tij thërrasin emrin e Luizit në koncertin e tij.