Gazetari Ilir Mirena e ka publikuar një video të njërit nga vëllezërit Dehari, i cili ishte arrestuar në protestën kundër marrëveshje për lëvizjen e lirë, marrëveshje kjo e cila u pranua sot nga kryeministri Kurti.
Mirena në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shpërndarë këtë video të protestës e cila është mbajtur para aeroportit të Prishtinës kundër Edita Tahiri.
Kujtojmë se Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve, bëri të ditur shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.
Krerët në Kosovë thanë se reciprociteti është thelbi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, ndërkaq zyrtarët serbë nënvizuan se kjo marrëveshje nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Postimi i plotë:
Nuk jam i sigurt se cili, por ketu eshte ose Arbnori ose Astrit Dehari, duke protestu ne aeroportin e Prishtines kunder Edita Tahirit e cila kishte negociuar Marreveshjen zbatimin e se ciles tani po e finalizon Albin Kurti… 🫤