Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme.
Siç njofton ministria, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim.
Çmimi për Dizel është 1 euro e 74 cent, kurse për Benzinë 1 euro e 63 cent.
Ndërsa çmimi i lejuar i produktit gas është 0.78 cent.