Një video e re e publikuar në rrjete sociale tregon momentin kur një repere vrau për vdekje menaxherin e saj muajin e kaluar në Wynwood.
Videoja, e siguruar ekskluzivisht nga NBC6, tregon një grua që policia e identifikoi si Kevhani Camilla Hicks, duke qëlluar për vdekje personin në fjalë më 9 tetor.
Hicks, 27 vjeçare, po përballet me një akuzë për vrasje të shkallës së dytë për të shtënat fatale.
Videoja zbulon atë dhe një burrë tjetër duke u grindur pranë një makine të bardhë.
Më pas, videoja e tregon atë duke shikuar në një çantë dhe duke nxjerrë një armë dhe duke hapur zjarr disa herë.
Viktima shihet duke vrapuar dhe duke u rrëzuar në rrugë, ndërsa Hicks i afrohet dhe vazhdon të qëllojë drejt tij.
Sipas një raportimi, oficerët e policisë së Majamit iu përgjigjën një alarmi ShotSpotter në bllokun 2400 të Northwest 2nd Avenue, pranë Wynwood Walls dhe gjetën njeriun që u qëllua disa herë të shtrirë në tokë dhe Hicks me lëndime të forta aty pranë.
Burri, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, vdiq nga plagët e marra. Hicks gjithashtu u shtrua në spital para se të lirohej dhe të intervistohej nga policia.
Në intervistën e saj në polici, reperja u tha detektivëve se ajo ishte përfshirë në një mosmarrëveshje verbale me menaxherin e saj, e cila u përshkallëzua shpejt dhe u shndërrua në fizik, thuhet në raport. Ajo u arrestua dhe u fut në burg. Ajo pritet të lirohet së shpejti me një garanci prej 50 mijë eurosh plus arrest shtëpie.