Janë publikuar pamjet nga momenti kur u vra ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe.
Ai u qëllua derisa ishte duke mbajtur fjalim, shkruan Neutral.al
Në videon e publikuar, fillimisht shihet një re tymi dhe pastaj goditja e Shinzo Abe, i cili menjëherë bie në tokë si pasojë e goditjes me armë zjarri.
Vetëm pas gjuajtjes me armë, sigurimi e kap atë dhe ia largojnë armën nga dora.
I dyshuari mësohet të jetë i moshës 41 vjeçare, dhe është arrestuar nga policia e Japonisë, nën dyshimet për tentim vrasje. Mediat thanë se ai kishte shërbyer në ushtrinë japoneze./Neutral.al/