Për herë të parë janë servuar disa fotografi nga vrasja e familjes së Jasharëve, e cila la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.
Këto fotografi janë realizuar nga fotoreporteri Ilaz Bylykbashi, i cili nuk mungoni në asnjë ngjarje për 30 vjet në historinë e Kosovës.
Bylykbashi këto fotografi për herë të parë i publikoi për emisionin N’Konak me Islam Morinën.
Ndryshe, rënia heroike e Jasharëve cilësohet një nga ngjarjet më të rënda dhe krenare në historinë e Kosovës, ku pas kësaj tragjedie Jasharët u bënë familje nderi e qytetërimit dhe familja më meritore e kombit shqiptar./Gazeta inFokus/