Një nga temat më diskutuara në shoubizin internacional është padyshim kaseta me pullë të kuqe e Kim Kardashian me reperin Ray J.
Akuza e padi të shumta u bënë nga Kardashian, duke lënë në ajër akoma mënyrën se si rrodhën gjërat nga video e cila e bëri Kimin një ndër personazhet më të komentuar që nga ajo ditë.
Edhe pse u tha se Kardashian nuk ishte në njohuri për publikimin e saj, TMZ ka publikuar një artikull ekskluziv ku ka treguar se që në muajt e parë, kjo kasetë ka qenë tejet e shitur e duke grumbulluar mbi 1 milion e 400 mijë dollarë fitim.
Në disa imazhe të publikuara nga kjo medie, shihet se Vivid Entertainment ka infomuar që në muajin e parë protagonistët e videos për fitimet e saj.
Ajo që e bën më interesante këtë histori është se Kim Kardashian kishte ngritur padi me 21 shkurt 2007, duke u shprehur se ishte publikuar pa dëshirën e saj kjo video edhe pse kjo kasetë në fakt ka nisur shpërndarjen e ngarkimin ditë më vonë, pikërisht me 14 mars 2007.
Në anën tjetër, një tjetër pyetje që me vite priste përgjigje ishte nëse nëna e Kim, Kris Jenner ishte e përfshirë në lansimin e këtij materiali me pullë të kuqe, por së fundmi në “detektorin e të vërtetës”, Jenner u përgjigj “Jo”, duke lënë të nënkuptohet se nga ana e saj nuk ishte një strategji marketingu siç komentohet për vite me rradhë./Neutral