Publikohen çmimet në parkingun nëntokësor: Dita do të jetë 15 euro, e viti 2 mijë e 500 €

Punimet në parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik në Prishtinë janë në përfundim dhe këtë muaj pritet të funksionalizohet.

Pjesa më e madhe e punimeve janë përfunduar dhe janë duke u bërë mbjelljet e fundit, pasi që është kërkuar më shumë gjelbërim, ndërkohë që tashmë dihen edhe çmimet, të cilat janë bërë në koordinim me Prishtina Parking.

Sipas çmimores, një orë qëndrimi në këtë parking është një euro, katër orë qëndrimi çmimi do të jetë 0.80 euro, kurse qëndrimi nga 12 deri ne 24 orë është 15 euro. Ndërsa për një javë qëndrimi çmimi do të jetë 90 euro.

Po ashtu është bërë e ditur se për  një muaj çmimi është 250 euro dhe për gjashtë muaj 1 mijë e 350 euro, teksa abonimi vjetor do të jetë 2 mijë e 500 euro.

Sipas zyrtarëve komunal, në parking ka hapësire për 600 parkingje dhe hyrja e këtij parkingu do të ketë hyrje të veçantë, është menduar mirë nga inxhinierët dhe arkitektët në mënyrë që të mos krijohet kaos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *