Kënga Magjike ka filluar me prezantimin e këngëve pjesëmarrëse në “E diela shqiptare”.
Edicioni i këtij viti do të vijë me disa ndryshime ndërsa si zakonisht Ardit Gjebrea zgjedh emra të ndryshëm që do të jenë krah tij në prezantim.
Eva Murati dhe Olta Beqiri janë dy bashkë prezantueset e netëve finale të “Kënga Magjike”.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e këtij festivali.
“Ardit Gjebrea, Eva Murati dhe Olta Beqiri do të jenë trinomi që do të na mbajë të gozhduar në katër netët finale. Le të fillojë magjia”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që para pak dite ishte përmendur edhe emri i Luanës, si bashkëprezantuese por duket se nuk do të jetë këtë vit në skenë me Arditin.