Publikimi i pamjeve nudo në momente intime, reagon Enca

Enca Haxhiaj ka reaguar pas publikimit të videos intime.

Ditët e fundit është bërë virale në rrjet një video e nxehtë e këngëtares ku ajo shihej topless, teksa duart e një mashkulli i mbulojnë gjoksin. Ende nuk është zbuluar identiteti i burrit misterioz në videon e publikuar nga “Joq Albania”, teksa ka ardhur edhe reagimi i parë i Encës.

Përmes një statusi në Instastory, ajo i referohet vetes si “pornostare”, pas titujve të mediave, krah një sërë karakteristikave të tjera si ‘yll popi, komediane, gjeni dhe shpirt hyjnor’.

“Zoti duhet të jetë duke u menduar shumë për burrin tim të ardhshëm. Sepse kush është aq i mirë sa për të merituar një komediane, yll popi, pornstar, gjeni, shpirt hyjnor, të gjitha në një?”- shkruan Enca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *