PSG mohon se Mbappe do të përfitojë 630 milionë për tre vite, paralajmëron padi ndaj…

Paris Saint-Germain ka mohuar lajmet e shtypit francez për kontratën e Mbappe-së me vlerë 630 milionë euro bruto në 3 vjet.

Prestigjiozja franceze “Le Parisien” publikoi një artikull duke detajizuar kontratën e Mbappes me PSG-në pas rinovimit, artikull në të cilin dilte se francezi do të përfitojë mbi 630 milionë euro në tre vitet e ardhshme me klubin francez.

“PSG konfirmon se historia është krejtësisht e gabuar me asnjë detaj të vetëm që nuk është i saktë”, thuhet në deklaratën e klubit parisien.

Mësohet se Paris Saint-Germain po shqyrton gjithashtu të gjitha veprimet ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *