Pse po hesht Mogherini për letrën që dikur ia dërgoi Mustafës?

Kompetencat që do të ketë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe vazhdojnë të jenë pikëpyetje e madhe, në kohën kur është rritur presioni i faktorit ndërkombëtar për themelimin e shpejtë të asociacionit.Ditët e fundit u riaktualizua letra të cilën ish-kryediplomatja Mogherini ia kishte dërguar kryeministrit të atëhershëm, Isa Mustafa, një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes.

Kompetencat që do të ketë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe vazhdojnë të jenë pikëpyetje e madhe, në kohën kur është rritur presioni i faktorit ndërkombëtar për themelimin e shpejtë të asociacionit.

Letra e ish-shefes së diplomacisë evropiane, Fecerica Mogherini, që i jepte garanci kryeministrit të atëhershëm, Isa Mustafa, se Asociacioni nuk do të kishte kompetenca ekzekutive, u përdor si provë edhe në takimin e 27 shkurtit ndërmjet kryeministrit Kurti e presidentit serb Vuçiq.

Ajo që veçohet është heshtja e ndërmjetësueses së dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, Federica Mogherini, e cila një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes për elementet kryesore të Asociacionit, i kishte dërguar një “garanci” Mustafës se ky mekanizëm nuk do të jetë nivel i tretë qeverisës dhe rrjedhimisht s’do të ketë kompetenca ekzekutive.

Tash, Mogherini heshtë për këtë letër. Mogherini refuzoi të përgjigjej për mediat kosovare.

Por, a ka vlerë ligjore ky dokument në rrethanat aktuale?

Analisti politik që dikur ishte pjesë e ekipit të bisedimeve teknike ndërmjet Kosovës e Serbisë, në Bruksel, Visar Xani, thotë se Kosova rrezikon duke dalë jashtë marrëveshjeve të arritura më parë e garancisë së ish-diplomates, Mogherini.

“Ato obligime që janë marrë më herët me u zbatuan në atë frymë është shumë në rregull. Nëse dalim me propozime, Serbia me një propozim, Kosova me një propozim, konsideroj që vjen koha për një kompromis të ri, dhe frikësohem që çdo kompromis përtej këtyre dy marrëveshjeve dhe letrës së Mogherinit, mund të na çojë ndoshta te ndryshimet ligjore dhe kushtetuese”, tha Visar Xani-analist politik.

Profesori universitar, Arsim Bajrami thotë se ky dokument ka vlerë juridike po aq sa të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel.“Bashkimi Evropian duhet te jetë korrekt me Kosovën sepse ka dhënë garancione që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Letra e Mogherinit bashkë me 33 marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, janë te barasvlefshme dhe juridikisht ka obligim ligjor për tu zbatuar. Korrespodenca e Mogeerhinit me Isa Mustafën ka karakter detyrues dhe BE duhet të marrë obligimet që trashëgohen”, tha ai.Ish-shefja e diplomacisë në letrën e saj tregonte se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të jetë në harmoni me Marrëveshjen e Parë dhe ligjet e Kosovës.

Letra që Mogherini i kishte dërguar ish-kryeministrit Mustafa, më 24 gusht 2015, përmban zotimin e BE-së se Asociacioni nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *