Është kurorëzuar në martesë dashuria e Kiara Titos me Luiz Ejllin mbëmjen e djeshme.
Çifti më i famshëm i momentit kanë zhvilluar ceremoninë e tyre në ambientet e Bashkisë së Tiranës, nga kryetari i saj.
Kiara zgjodhi që të marrë mbiemrin e partnerit dhe të dy thanë Po.
Por, asnjë nga familjarët e Luizit nuk u pa në ceremoni, veç hallës së tij.
Nëna e Luizit u shfaq në gjysmëfinale e BBV për të surprizuar të birin, por mungoi sonte në ditën e tyre të rëndësishme.
Kujtojmë se Kiara ka deklaruar më shumë se njëherë se ka raporte të mira me nënën e partnerit të saj dhe se janë takuar. Por moderatorja nuk ka foluar asnjëherë për Ina Ejllin, motrën e Luizit e cila ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale për rrugëtimin e të vëllait në BBV.