Të shumta janë mesazhet prekëse të postuara në rrjetet sociale të miqve të Florind Belliut, aktori shqiptar i cili hodhi gruan dhe më pas u hodh edhe vet nga ballkoni në New York. Çifti, 35 dhe 28 vjeç gjetën vdekjen dhe lanë pas 2 fëmijë të mitur.
Disa prej mesazheve të miqve mund t’i gjeni më poshtë, ku kanë shkruar për dhimbjen që përjetuan kur morën këtë lajm.
“Pse mor vlla, pse mor Florind Belliu zgjodhe kete rruge? Cte mungonte kur te gjithe na kishe ne krahe dhe te mbeshtesnim? Cte shtyu o vlla te ndermerrje nje rruge pa nje fillim e mbarim? Cfare t’u themi nenes kur te na shoh rruges, qe nuk te mbrojtem dot? Pse nuk mendove pak per familjen, per nenen dhe motrat? Te gjithe i dinim aftesite e tua dhe vlerat qe kishe, por kurre kete menxyre! Na pikellove sa ska shpjegim! Allahu te meshirofte!”
“Pse more Florind ja bere vetes tende mamit dhe motrave qe aq shume I doje pse pikerisht sot ne diten e liedjes tende ..pse ja bere femijeve kete portalet dhe njerzit shkruajne per ty fjale qe ti nuk I meriton sepse ti vuaje per humbjen BABAIT tend dhe gjyshes qe per ty ishin te shenjte …kemi mbetur pa fjale na ke shkuar te gjithe ne qe ty te njihnim se cfare djale flori ishe sikur emri qe gjyshja te vuri ..SOT datelindjen vendose ta beje me babin dhe gjysherit e tu u prefsh ne paqe Florind Belliu.”
Mbrëmjen e kaluar, kur 28-vjeçarja kishte ditëlindjen, mësohet se çifti janë konfliktuar dhe Belliu e ka shtyrë të shoqen duke e hequr nga ballkoni. E gjithë skena është parë nga dy fëmijët e mitur të çiftit që jetonin me ta.
Më pas, kur ka kuptuar se çfarë ka bërë, aktori 35-vjeçar ka marrë vendimin që të bëjë vetëvrasje.
Nuk dihet ende se çfarë mund të ketë ndodhur mes çiftit shqiptar që ka sjellë ngjarjen tragjike.