Ka disa muaj që po transmetohet logo e programit Big Brother Vip Kosova, si shenjë paralajmërimi.
Fillimisht u tha që në tetor do të niste projekti gjigand në Klan Kosova, e madje nga burimet e Neutral kemi mësuar se data zyrtare ka qenë e martja e javës së kaluar, pikërisht me 4 tetor por kjo nuk ndodhi.
Arsyeja e mos nisjes ka qenë pikërisht mos përfundimi i punimeve në shtëpinë që do të kthehet më e vëzhguara në vend.
Tashmë, produksioni kanë menduar të startojnë me të në fund të Tetorit ose fillim të Nëntorit, varësisht se si përfundojnë punimet.
Kasti tashmë është zgjedhur dhe çdo gjë pritet të përfundoj shumë shpejt dhe të nis transmetimin edicioni i parë i Big Brother Vip Kosova që do të drejtohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi./Neutral