Dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berisha po vazhdon të komentohet akoma.
Një prej detajeve që ra në sy ishte mungesa e Jonida Maliqit, pasi vajzat janë mike prej vitesh madje kanë pasur edhe një biznes të përbashkët.
Fillimisht u përfol se shoqet kanë prishur raportet por ka qenë Jonida që ka zbuluar arsyen.
Kjo e fundit nuk ka arritur të shkojë dot në dasmë, pasi ka marrë një surprizë minutën e fundit. Bëhet fjalë për një arsye tërësisht personale të cilën Jonida ka vendosur të mos e komentojë.
Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instastory, duke i dhënë kështu fund zërave se mikeshat janë zënë.