Pse jemi gjithmonë të lodhur?

Ne të gjithë e përjetojmë lodhjen pas një dite të ngarkuar në punë apo pas një pune të rëndë fizike . Megjithatë, shumë njerëz ndjenjë vazhdimisht lodhje pavarësisht aktivitetit të tyre ditor. Madje edhe atëherë kur bëhen të gjitha vlerësimet mjekësore dhe vërtetohet se nuk ekziston asnjë arsye mjekësore e cila e shpjegon lodhjen që ndjejmë. Megjithatë ajo vazhdon të jetë prezent.

Nëse shkaktarët e lodhjes nuk janë të natyrës mjekësore apo fizike atëherë përgjigjen duhet kërkuar tek faktorët psikologjik. Mendja dhe trupi janë në një ndërveprim shumë të ngushtë njëri me tjetrin aq shumë sa që shumica e njerëzve nuk e besojnë. Ndonjëherë problemet psikologjike mund të shndërrohen në probleme trupore aq shumë sa që është e pamundur të kuptohet se shkaku kryesor qëndron në bazën psikologjike të personit. Ndonjëherë ndodh edhe e kundërta p.sh problemet trupore si dhimbjet kronike etj mund të shndërrohen në problem psikologjike si ankthi apo depresioni dhe kështu mendja dhe trupi bëhen të pandashme në përpjekjen tonë për ta definuar një problem.

Kur marrim në konsideratë faktorët psikologjikë atëherë një ndër hapat e parë është edhe vlerësimi i jetës tonë të brendshme emocionale – që do të thotë se duhet shikuar më parë kualitetin sesa “vetë ngjarjen” e përvojave tona ditore. P.sh: t’a vlerësojmë si na bën të ndihemi një përvojë e jo vetëm ta përshkruajmë atë si ngjarje.

Pastaj është me rëndësi të kuptojmë sa jemi të lumtur së pari me jetën tonë, me punën tonë, si qëndrojnë marrëdhëniet tona me të tjerët , si ndjehemi ne me të tjerët në jetën tonë. A ndjehemi të përmbushur? Ndonjëherë lodhja dhe ndjenja e të qe-nurit “poshtë“ vjen si pasojë e ndjenjave të zbrazëtirës dhe mungesës së qëllimeve në jetë. Si përfundim vlerësoni sa jeni i kënaqur me jetën e juaj emocionale dhe psikologjike.

Ndonjëherë lodhja na vjen si rezultat i një depresionit të lehtë apo distimisë e cila karakterizohet me një ndjenjë të ultë të kënaqësisë për jetën, me ndjenjë të ultë të energjisë dhe irritabilitet. Distemia shpeshherë i paraprinë episodeve të depresionit të madh dhe klinik.

Çështje tjetër që ndërlidhet me lodhjen është çështja e gjumit apo më mirë të themi cilësia e gjumit.Sasia e gjumit ndikon drejtpërdrejtë në lodhjen e njeriut. Gjumi i tepërt dhe gjumi i pakët ndikojnë të dyja negativisht duke e bërë personin të ndjehet i lodhur dhe pa energji gjatë ditës. Kështu që kushtoni rendësi zakoneve të gjumit dhe adaptoni ato që janë më të shëndetshme.

Përdorimi i medikamenteve pa marrë parasysh për çfarë arsye prekin nivelet e energjisë së personit. Vlerësoni sasinë dhe arsyen e përdorimit të alkoolit dhe duhanit, nëse ju ato veç i përdorni. Disa substanca si alkooli dhe marihuana edhe pse në sasi jo të mëdha nëse përdoren mud të kenë efekt kumulativ në disponimin tone.

Shpeshherë ndjenjat e shtypura si frika, zemërimi apo dhimbja të cilat mbesin të pashprehura dhe të pathëna mund të na rëndojnë dhe vazhdimisht tërheqin poshtë. Ndjenjat e pashprehura apo ngjarjet e dhimbshme të jetës tonë shpesh ruhen në pjesë të ndryshme të trupit tonë p.sh në stomak dhe ne kemi problem stomaku apo mund të kemi problem të gjumit përderisa personi absolutisht nuk është i vetëdijshëm për këtë lidhje. Prandaj shprehja dhe përpunimi i këtyre ndjenjave me një terapist, psikolog mund të na bëjë të ndihemi të lehtësuar, mbushin me energji si dhe arrijmë zhvillim të mirë personal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *