Bologna ka njoftuar se ka ndarë rrugët me Sinisa Mihajloviqin.
Bologna ka fituar vetëm tre pikë në pesë ndeshje në Serie A deri më tani këtë sezon, transmeton Klankosova.tv.
Ish-mbrojtësi ende po lufton kundër leucemisë e cila iu diagnostikua për herë të dytë në më pak se tre vjet në mars.
Mihajloviq u emërua trajner i Bolonjës për herë të parë në vitin 2008 dhe u kthye në klub në vitin 2019, disa muaj para diagnozës së parë të leukemisë.
Ai fitoi 43 nga 130 ndeshjet e tij në krye të Rossoblu.
Thiago Motta, Paulo Sousa, Claudio Ranieri dhe Roberto De Zerbi po përmenden si zëvendësues të mundshëm të 53-vjeçarit.
Sipas Sky Sport, Motta është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Stadio Dall’Ara.