EDHE NI VORR I RI GRUJE N’KËT’ VEND…
U zgju hala pa u zbardhë mirë, n’fërk sabahit,
nisi me t’shpejt tana rangt’ e shpisë me i krye
me la, me gatue, me vizllue gjithkah, mrena e jashtë
me i rahatue thmitë, mej ba gati për shkollë,
tuj nga, pa frymë, poshtë e naltë, t’i kisha edhe nja tetë duer, tha
se s’kryhen kto punë t’shkreta, s’kryhen kurrë me vakt
nanë ku je, nanë ku i kam çorapat, nanë ku asht’ kjo, nanë ku m’ka hupë ajo,
nanë, nanë nanë…nanë anej, nanë knej, nanë ktu, nanë aty, nanë, nanë, nanë…
kur ju terruen sytë… tuj u shalakatë, menxi e gjeti ni copë veni me e ungjë trupin, veç pak me pushue,
… pa ditë gja….veç kur i mshoj nji sakicë n’kry…
Pse bre burrë… çka bana… kafja ke gati… lëshoi nji psherëtimë tuj i dalë shpirti…
Dielli lshoi rrezet fort e nisi me e shndritë edhe ni vorr t’ri grueje n’këtë vend.