PSD aksion para Qeverisë, vendos një çadër plazhi me mbishkrim “Jemi në pushim vjetor 365 ditë”

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion para Qeverisë.

Në këtë aksion anëtarët e PSD-së vendosen para Qeverisë ulëse pushimi dhe shezllon deti, ku në pankartë shkruan “Jemi në pushim vjetor 365 ditë”, reagim ky ndaj të drejtave të punëtorëve.

Donjeta Demolli nga PSD, tha se kryeministri Kurti nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë për t’iu ndihmuar punëtorëve.

PSD në vazhdimësi zhvillon aksione kundër veprimeve të Qeverisë Kurti, para disa javësh ka organizuar edhe një protestë kundër Marrëveshjes së Ohrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *