Ushtria serbe ka nxjerrur në rrugë artilerinë ushtarake në mëngjesin e sotëm. Indeksonline ka siguruar pamje të mjeteve të rënda vetëm pak kilometra nga kufiri në Merdare.
Kamionë ushtarakë dhe mjete të tjera të ushtrisë serbe kanë parakaluar sot në afërsi të kufirit me Kosovën, ndërsa janë stacionuar më pas në Kurshumli.
Kjo nuk është hera e parë që Serbia ka patur provokime të ngjashme me parakalimet e makinerisë ushtarake pranë kufirit me Kosovën.
Pak muaj më parë, në kufirin me Kosovën në Veri ka patur ushtrime dhe parakalime të makinerisë ushtarake./Indeksonline/