Provokim? Banorja e re vë në siklet Kiarën: Nuk ka më Butrint, ka vetëm Luiz dhe Maestro

Jori Delli është banorja më e re që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ‘Big Brother VIP’. Ditën e sotme, ajo ka qënë shumë aktive në shtëpi, e është munduar t’i njohë të gjithë banorët. Në një moment, ajo ishte në pjesën e tualetit dhe të grimit së bashku me Luizin, Maestron dhe Kiarën.

Gjatë bisedës, Jori tha se Luizi e Maestro kur të dalin nga BBVA do të bëjnë një këngë, e cila do pëlqehet nga e gjithë Shqipëria.

Do bëjnë një këngë këta së bashku, do plasin gjithë Shqipërinë. Bombë Shqipëria fare”, u shpreh ajo.

Konkurrentja e re vuri paksa Kiarën në siklet, pasi në bisedë i përmendi ish-të dashurin, Butrint Imerin.

“Nuk ka më Butrint, ka vetëm Luiz dhe Maestro”, theksoi Jori.

Nuk dihet nëse përmendja e Butrintit ishte tendencioze nga ana e Jorit apo e tha pa e menduar. Kiara nga ana tjetër nuk reagoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *