Ka përfunduar takimi i përbashkët midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Takimi ka zgjatur më shumë se një orë, ndërsa pritet që Borrell të dalë në një konferencë për të treguar detajet nga takimi.
Temë diskutimi ishte zbatimi i marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Fillimisht përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka mbajtur takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më pas edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pas takimit bilateral, diku rreth orës 15:30 ka filluar takimi trepalësh ndërmjet Borrelit, Kurtit dhe Vuçiç.