Pronari i një fabrike në Ferizaj rrah keq punëtoren, kjo është arsyeja

Pronari i një fabrike në Ferizaj ka goditur fizikisht një punëtore, duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit.

Ajo është dërguar më pas në Qendrën Emergjente në Ferizaj për tretman mjekësor.

Policia e Kosovës thotë se në lidhje me këtë rast, hetuesit policorë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe dje kanë arrestuar të dyshuarin F.I, të cilin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti është cilësuar ‘’Lëndim trupor’’

“Me datën 06.07.2022, rreth orës 11:00 në fshatin Dardani të Ferizajt , pas një mosmarrëveshje i dyshuari me inicialet F.I ( M/K) i moshës 28 vjeçar, pronar i një fabrike të qeramikës, e kishte sulmuar viktimën me inicialet A.D ( F/K) e moshës 22 vjeçare, punëtore në këtë fabrikë, duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *