Pronari i Chelseat shkarkon stafin mjekësor me një telefonatë në Zoom

Pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly, ka shkarkuar stafin mjekësor që punonte në skuadrën londineze mbi 10 vite, vetëm me anë të një thirrje telefonike në zoom. Krejt kjo besohet të ketë ndodhur pasi biznesmeni amerikan është i nervozuar me numrin e madh të lojtarëve të lënduar.

I fundit që iu shtua listës së gjatë të lënduarve është zvicerani, Denis Zakaria, që u lëndua dje gjatë humbjes 2:1 ndaj Fulhamit, pak çaste para se Joao Felix të ndëshkohej me karton të kuq direkt.

Trajneri i të kaltërve, Graham Potter, assesi të qetësohet, pasi tani ka 11 lojtarë në të cilët nuk mund të llogarit për të paktën tri ndeshjet e radhës.

Pas largimeve të Bruce Mark, Marina Granovskaia e Peter Cech kohë më parë, tani ekipi mjekësor pothuajse është shpërbërë i tëri.

Kryefizioterapeuti, Thiery Laurent, raportohet se është shkarkuar me vetëm një telefonatë të shkurtër në zoom, pas 17 viteve qëndrim te Chelsea.

Ashtu është vepruar edhe me drejtorin mjekësor të klubit, Dr Paco Biosca, i cili ka 11 vite që kishte bërë këtë punë në Stamford Bridge.

Viktima më e madhe e Boehlyt padyshim se ishte Thomas Tuchel, një tjetër vendim që dita ditës të bënë më shumë të rrisësh kureshtjen, duke parë gjendjen momentale të klubit.

Potter tani e ka shumë të vështirë me 11 lojtarë që nuk janë të gatshëm për lojë, që t’i shpëtojë shkarkimeve të pronarit amerikan, duke parë që nuk ka qenë fare tolerant edhe me njerëzit që kanë kushtuar një jetë këtij klubi.

11 lojtarët të cilët nuk do të jenë të gatshëm për Chelsean në ndeshjet e radhës janë: Wesley Fofana, Ruben Loftus-Cheek, N’Golo Kante, Denis Zakaria, Christian Pulisic, Raheem Sterling, Armando Broja, Joao Felix, Edouard Mendy, Reece James dhe Ben Chilwell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *