Prokurorja e rastit tragjik në Pejë: I dyshuari s’ishte në gjendje të flasë, kemi siguruar dëshmitarë okularë

Prokurorja e rastit tragjik në Pejë, Sahide Gashi, ku dyshohet se i biri e ka vrarë nënën e tij, deklaroi se kanë siguruar edhe dëshmitarë okularë të ngjarjes.

Gashi, para gazetarëve tha se bashkë me forenzikën, kanë dalë në vendngjarje dhe janë mbledhur të gjitha provat ku shtoi se është urdhëruar edhe autopsia e trupit të tashmë të ndjerës.

“Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, por s’ka qenë në gjendje dhe kemi urdhëruar që nesër në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet merret deklarata e të njëjtit”, është shprehur Gashi.

Tutje, Gashi tha se në bazë të rrethanave do të urdhërojnë edhe ekzaminimin në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të të dyshuarit dhe do të vazhdojnë me hetime deri në ndriçimin e rastit.

Pasditen e sotme, e gjithë Kosova u trondit me vrasjen makabre që iu bë Hyrije Broqi-Hyseni e cila dyshohet se u vra nga djali i saj, Urim Hyseni.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali nga burimet e veta, dyshohet se Urimi me gjakftohtësi ia ka këputur kokën nënës së tij dhe më pas ia ka pirë edhe gjakun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *