Prokuroria Speciale do të dalë së shpejti me një njoftim lidhur me numrin e personave që janë ndaluar lidhur me ngjarjet e sotme në veri të vendit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Kështu ka deklaruar Kryeprokurori Blerim Isufaj për Gazetën Express.
“Ne shpejt do të lëshojmë një komunikatë për media”, ka thënë Isufaj, kur është pyetur për numrin e personave që janë ndaluar.
Ndryshe, rreshteri Afrim Bunjaku, është vrarë sot pas një sulmi ndaj Policisë së Kosovës. Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku janë plagosur edhe tre zyrtarë policorë.
Si pasojë e sulmeve të vazhdueshme, Policia ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve dhe arrestimin e një tjetri.