Probleme në LDK- Deputeti që nuk kontrollohet nga Abdixhiku bëhet kryetar dege në Prizren

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj u zgjodh sot kryetar i degës së partisë në Prizren.

Ai tha që zgjedhja e tij si kryetar i degës është dëshmi se LDK është e hapur për profesionistë e profesioniste të të gjitha niveleve.

Por, deputeti Selmanaj kishte disa pakënaqësi me udhëheqësin e partisë në të cilën bënë pjesë.

Bazuar në deklaratat e tij, duket se Selmanajt nuk i ka pëlqyer shumë që Lumir Abdixhiku të jetë lideri i LDK’së. Në vitin e kaluar ai ka pasur disa kritika për drejtuesin e ri.

E gjitha nisi në mars të 2021’ës me një postim të Driton Selmanajt, i cili kishte shkruar se “turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosa Osmanin është përpjekje për ta dëmtuar edhe më shumë LDK-në, pas takimit që kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte pasur me kryeministren dhe kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe presidenten, Vjosa Osmanin.

Kundër kësaj deklarate kishte dalur nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, i cili i doli në mbrojtje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, zj Osmani; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së. Nuk kishte as “turr” e as “vrap”! LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt.  “Dream Team” në krye me Lumirin”, kishte shkruar Quni në Facebook.

Pak orë pas postimit të Qunit, Selmanaj kishte reaguar përsëri në Facebook. Selmanaj kishte thënë se “qenkan prekur pak “gjenerata e re reformatore” e LDK-së”.

Pajtohem që zërin qytetar duhet dëgjuar me shumë kujdes, dhe që reflektimi të ndodh me domosdoshmëri, por ky reflektim duhet të fillojë pikërisht nga ata që për 20 vite mbajtën pozita të rëndësishme në LDK, dhe ata që në degët e tyre në zgjedhjet e fundit humbën mbi 50% të elektoratit të LDK-së”, kishte shkruar Selmanaj në Facebook.

Quni në fund të postimit të tij kishte shkruar “”Dream Team” në krye me Lumirin” ndërsa Selmanaj i është kundërpërgjigjur Qunit duke i thënë se “është e ligë dhe tejet e ulët që të tillët të na ripaketohen si reformator apo “dream team”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *