Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë në Prizren është plagosur me armë zjarri.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur dje dhe lidhur me rastin policia ka arrestuar një person.
“Raportohet se në spitalin rajonal ështe dërguar viktima femer kosovare, e cila dyshohet se ishte plagosur me armë zjarri.
Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore”, njoftoj policia.
Lidhur me rastin është arrestuar nje mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.