Prizren: Një djal e therr me thikë një person të dehur, viktima përfundon në…

Një ngatërresë mes dy personave ka ndodhur mbrëmë, në afërsi të restorantit Royal në Prizren. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast një person ka pësuar lëndime trupore.

Për pasojë, ai është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur pas një zënke mes dy palëve, që çoi në konflikt fizik.  Viktima ka qenë në gjendje të dehur, kur i dyshuari e ka goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë në krah.

Rastin për Sinjalin se kanë konfirmuar edhe nga Policia rajonalë në Prizren dhe kanë njoftuar se ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti si “lëndim i rëndë trupor” dhe i njëjti do të hetohet në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *