Prizren: Burri rrah gruan e tij, e bënë për spital…

Çdo ditë e më shumë po raportohen raste të dhunës në familje, ku shumicën e rasteve viktima janë gratë.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zhur të komunës së Prizrenit, ku burri ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, ku pastaj gruaja kërkoi ndihmë mjekësore.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit rajonal të Prizrenit kanë bërë të ditur se një 25-vjeçare është dërguar atje me lëndime të dukshme, ku më pas i është ofruar ndihma mjekësore nga stafi shëndetësor.

Ndërkohë është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët e kanë dërguar në stacion policor për intervistim gruan që u trajtua në spital. Ajo para hetuesve ka deklaruar se lëndimet i ka marrë si pasojë  e dhunës së përjetuar nga personi që bashkëjeton me të, i cili vazhdimisht thotë se e keqtrajton psiqikisht dhe fizikisht.

Lidhur me rastin Policia ka shoqëruar në stacion policor edhe të dyshuarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *