Pritet përballje e ashpër mes Bledit dhe Qetsorit, deklarata e gazetarit që bëri bujë: Kemi qenë në një burg

Gjatë qëndrimit të tij herën e parë në “Big Brother VIP”, Bledi Mane shpesh ka folur për 3 eksperiencat e tij me burgun. Gazetari ka qenë tre herë i arrestuar dhe këtë e tregonte me krenarim duke e nxjerrë në pah në çdo moment kritik të qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme.

Por pasi doli Bledi Mane, hyri Qetsori. Megjithatë mbrëmë ata u ‘bashkuan’ dhe mes tyre pritet një përballje.

Bledi nga jashtë pati deklaruar se ka qenë në një burg me Qetsorin, por me një ndryshim.

“Me Qetsorin kam qenë në burg, por me një ndryshim të vogël. Unë shërbeja të biblioteka e burfut lart në kat të tretë, ndërsa Qetsori qëndronte gjatë gjithë kohës poshtë të gjirizet, te bodrumi aty ku zakonisht izolohen xhepistët dhe hajdutët e pusetave…”, kanë qenë fjalët e Bledi Manes.

Në janar të vitit 2012, Qetsori u akuzua nga Policia me akuzën e vjedhjes dhe u la i lirë pak ditë më vonë. Qetsori u akuzua për vjedhjen e disa tubave prej hekuri në pronësi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *