Prisni! Çfarë?! Video që po bën xhiron e rrjetit, Justin Bieber “e zë gjumi” në këmbë në Coachella!

Po po! Siç e lexuart titullin! Njerëzit besojnë se Justin Bieber e zuri gjumi në këmbë (si kuajt) teksa dëgjonte performancat e Frank Ocean.

Madje, kjo video që po qarkullon kudo e vërteton:

S’e dimë për ju, por neve në fakt na duket sikur thjesht ka mbyllur sytë për të shijuar performancën, ose thjesht po qetësohet nga gjithë ajo rrëmujë rreth e rrotull.

Të njëjtin mendim me ne ndajnë edhe disa komentues, ndërsa shumë pak të tjerë shkruajnë se ai thjesht po “mediton”.

Cfarëdo të ketë qenë duke bërë, Justin i ka paraprirë komenteve negative duke treguar në një postim në Instagram sa e vlerëson artistin Frank Ocean dhe sa shumë i pëlqeu performanca e tij në Coachella, pavarësisht kritikave të mëdha të publikut për vonesat e këngëtarit në skenë.

U mahnita nga performanca e Frank Ocean në Coachella! Shpirti i tij artistik është i pashoq, stili, shija e tij, zëri, vëmendja që i kushton detajeve. Më goditi! Më bëri të vazhdoj të përmirësohem si artist. Ai vazhdon të rrisë standarded dhe më dha një natë që s’do ta harroj kurrë. Faleminderit Frank!”- shkruan Justin, duke nënkuptuar se s’paska fjetur gjumë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *