Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar ka dorëzuar në stacionin policor qendra, një sasi të konsiderueshme parash dhe një portofol, raporton Gazeta Blic.
Sipas policisë portofoli, dokumentet dhe parat i janë dorëzuar pronarit.
Njoftimi i plotë;
Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen.
Dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar A.B, ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.
Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.