Prishtinë: Për 50 cent, shoferi e kondukteri e bëjnë “llom” një person, i japin “dajak”…

Para disa ditësh ka ndodhur rrahje afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Kondukteri bashkë me shoferin e autobusit “24 Yjet” kanë ushtruar dhunë te një udhëtarë, raporton IndeksOnline.

Kjo rrahje ka ndodhur si pasojë e mospagesës së biletës së autobusit në çmim prej 50 cent.

“Ti me kanë njeri e kishe pagu biletën”, dëgjohet në video.

Pastaj dalin jashtë autobusit teksa shihet se kondukteri fillon ta godasë udhëtarin ndërsa shoferi e kap për krahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *