Prishtinasi rrah keq të dashuren në një lokal masazhi në Dragodan

Një 33-vjeçare është sulmuar fizikisht gjatë ditës së djeshme nga i dashuri i saj në një lokal të masazhit në në Dragodan të Prishtinës.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, rasti është denoncuar në Polici nga vet viktima, e cila ka njoftuar se është rrahur nga i dashuri i saj O.B., i cili i ka shkaktuar lëndime trupore. 

I dyshuari e ka sulmuar të dashurën me shuplaka në fytyrë e nëpër pjesë të ndryshme të trupit dhe për të mos mbaruar me kaq edhe e ka kërcënuar e ofenduar me fjalë të ndryshme, çka e ka shqetësuar viktimën. 

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur ta njoftojë Policinë, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor. Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *