Mosmarrëveshjet e momentit mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.
Një mesazh me përmbajtje kërcënuese që e mori në rrjetin social Facebook, ka bërë që një i moshuar në Prishtinë të kërkojë ndihmën e Policisë.
Pas denoncimit të 72-vjeçarit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.
Gjatë intervistimit nga hetuesit, 47-vjeçari ka pranuar se ka dërguar mesazhin kërcënues në fjalë, çka ka bërë që ndaj tij të iniciohet rasti për veprën penale ‘Kanosje’.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.