Edi i “Përputhen” ka reaguar ndaj lajmeve që po qarkullojnë në emrin e tij.
U tha se ai është shprehur që Noizy i është afruar për ta bërë mik.
Ai ka reaguar pas këtyre lajmeve në portale duke u treguar i ashpër ndaj tyre.
“Përderisa Rigelsi më ka respektuar mua maksimalisht në çdo gjë. Bravo, e keni prishur një shoqëri. Çfarë keni bërë me këtë punë? Asnjë gjë! Keni hy në gjynah me Zotin” – është shprehur ai mes tjerash duke lënë të kuptohet që shoqëria është prishur tashmë.
Ai ka treguar takimin e parë me Noizyn ku urë lidhëse duket të ketë qenë sigurimi i liderit të OTR.