Princ Harry mbërrin shumë vonë, nuk i jep dot lamtumirën e fundit Mbretëreshës së ndjerë 

Princi Harry nuk arriti në Balmoral në kohë për të parë gjyshen e tij të ndjerë Mbretëreshën Elizabeth II para se të vdiste.

The Post ka mësuar se Harry tani është në kështjellën skoceze pa gruan e tij, Meghan Markle. Duket se shumë nga familja e Mbretëreshës nuk ia dolën në kohë ta shihnin para se të ndërronte jetë.

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II dhe thxerja e ‘figurës së saj’ ishte një ‘goditje e madhe’ për psikikën e Mbretërisë së Bashkuar.

Përfaqësuesit e Dukeshës së Sussex thanë se ajo do të shkonte në Skoci me burrin e saj për të parë mbretëreshën e ndjerë, por më vonë thanë se planet ndryshuan për shkak të situatës.

Burime të brendshme theksuan se nuk kishte asgjë të keqe në vendimin e saj për të mos shkuar në Balmoral.

Ajo dhe Harry ishin në Mbretërinë e Bashkuar, duke qëndruar në shtëpinë e tyre të vjetër, Frogmore Cottage në Windsor, kur u përhapën lajmet për gjendjen shëndetësore të Mbretëreshës.

Princi William u pa në një Range Rover duke mbërritur Kështjellën Balmoral, së bashku me xhaxhain e tij Princin Andrew. Duket se ata gjithashtu nuk mundën t’i jepnin lamtumirën Mbretëreshës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *