Deborah Secco, një prezantuese dhe aktore braziliane, bëri bujë me veshjen e saj për prezantimin e Kampionatit Botëror në kanalin brazilian SporTV, ndërsa shumëkush e konsideroi tepër provokuese për t’u shfaqur në pjesën kryesore.
“A është një shfaqje mode apo Kampionati Botëror” – pyeti një shikues.
Të tjerë komentuan se megjithëse e pëlqejnë prezantuesen, veshja e saj duket e papërshtatshme për evenimentin sportiv që zhvillohet në Katar.
Prezantuesja iu është përgjigjur kritikëve të cilët e kishin indinjuar zgjedhjen e saj të veshjeve gjatë raportimit nga Kampionati Botëror në Katar.
Secco iu përgjigj atyre përmes Instagramit: “Nuk më intereson – jam ajo që jam”. Prezantuesja përcolli ndeshjet në kanalin brazilian SporTV në programin “Ta na Copa”.