Luizi dhe Diola realizuan ‘Dirty Dancing’ në dhomën e ndenjes, ndërkohë që performanca u ndoq nga të gjithë banorët, përfshirë edhe Kiarën.
Kërcimi mes dy banorëve, u shoqërua me prekje sensuale dhe me shumë duartrokitje nga banorët. Kiara e ndoqi performancën në heshtje duke buzëqeshur, teksa po qëndronte në këmbë së bashku me Kejvinën.