Post Malone ndryshon në pamje, pasi i humbi 55 kilogramë

Reperi Post Malone ka humbur një numër të madh të kilogramëve.

Kjo shihet në një fotografi të publikuar të artistit në rrjetin social Instagram. Artisti është minus 55 kilogramë.

“Duke prezantuar Viceroy Chungus VonBattlepass, të dua”, ka shkruar artisti i talentuar në postimin mbresëlënës.

Ai mori komplimente menjëherë nga adhuruesit e tij duke i thënë se duket në formë të mirë.

Fotoja e fundit e Post vjen pasi ai foli për humbjen e peshës gjatë një interviste me Joe Rogan, në fillim të këtij muaji.

Në prill, ai tha gjithashtu se të qenit baba është ajo që e motivoi për të humbur peshë dhe shtoi se ndryshimi i dietës së tij dhe të jetuarit e një jete të shëndetshme ishte ajo që e ndihmoi atë në planin afatgjatë të tij.

Malone ka deklaruar se pija “Soda” është ajo e cila u largua nga përdorimi në dietën e tij, shkruan HollywoodLife

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *