Politikanët serbë bëhen edhe qesharak, rrihen ndërmjet vete për shkak të Kosovës, pamje si nëpër filma

Dy këshilltarët komunal nga Apatini, qytet në Serbi, Dejan Baçiq nga koalicioni “Moramo” dhe Milorad Mërgja, kryetar i Këshillit lokal të Partisë Radikale Serbe, janë përleshur sot në qendër të atij qyteti, para qytetarëve të cilët të tronditur dhe në mosbesim kanë përcjellë konfrontimin e dhunshëm fizik.

Një nga qytetarët e ka regjistruar këtë situatë mjaft të çuditshme.

Sipas informacioneve jozyrtare nga Nova.rs, konflikti mes dy këshilltarëve ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve për Kosovën, dhe siç e shihni në video njëri prej tyre është edhe zbathur!

Nuk dihet ende se si ka përfunduar përleshja fizike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *