Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë në fshatin Kryshec të komunës së Pejës.
Ilir dhe Bajram Gashi mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se si ka ndodhur ngjarja.
Sipas policisë, një person nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave meshkuj kosovarë të cilët ishin duke qëndruar në terasën e një lokali.
Policia e Kosovës ka arritur që të kap të dyshuarin, i cili është dërguar në mbajtje.
Kurse, I plagosuri, Iliri është në gjendje të rëndë shëndetësore i cili po trajtohet në QKUK.
“VRASJE E RËNDË E MBETUR NË TENTATIVË
Fsh. Kryshec, Pejë 28.06.2022 – 20:53. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave meshkuj kosovarë të cilët ishin duke qëndruar në terasën e një lokali. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja. I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./IndekOnline/