Policia po e kërkon, Nuredin Lushtaku befason me veprimin…

Prokuroria Themelore në Mitrovicë sot kishte lëshuar vendim për ndalim për Nuredin Lushtakun, por që i njëjti nuk ishte paraqitur.

Por zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, se Nuredin Lushtaku para pak çastesh është dorëzuar në polici.

“Po është dorëzuar”, ka thënë Preteni.

I njëjti, pra Nuredin Lushtaku gjatë ditës së djeshme është liruar në procedurë të rregullt.

Dy zyrtarë policorë janë plagosur gjatë orarit të punë në Skenderaj, dyshimet janë se shkak është bërë shqiptimi i një gjobe trafiku.

Rasti ka ndodhur të shtunën mbrëma, ku dyshohet se djali e vëllai i ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtakut, sulmuan zyrtarët policorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *