Policia në terren rreth situatës me të reshurat e shiut, probleme do të ketë në rajonin e Mitrovicës

Policia e Kosovës njofton se po monitoron gjendjen në terren pas vërshimeve.

Derisa ende ka të reshura të dobëta shiu dhe prurjet e ujit në lumenj është më i lartë, angazhimet policore janë të vazhdueshme në monitorim, ndihmë qytetarëve dhe raportim për situatën në teren.

Meqenëse ende ka të reshura shiu, angazhimi policor janë vazhdimisht në monitorim për t’u ofruar ndihmë qytetarëve. Sipas raportimeve të fundit, ata thonë se nivel më të shtuar të ujërave ka në pjesën veriore dhe veri-perëndimore të vendit.

“Nga raportimet e rregullta që dërgohen nga njësitet policore nga tereni, sot probleme si pasojë e ujërave atmosferike ka në rajonin e Mitrovicës, përkatësisht në rrugën  Pestovë-Druare–Prelluzhe-Plemetin të komunës së Vushtrrisë dhe rrugët  ‘2 Korriku’ dhe ‘Hoxhë Hasan Tahsini’, në komunën e Mitrovicës Jugut dhe në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë Veri ku ka nivel të rritur të ujit”, thuhet nw raportin e PK-sw, pwrcjell Klankosova.tv.

Policia raporton se nga rajonet tjera nuk ka situata ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati ose ka vërshime.

Për çfardo rasti, Policia apelon qytetarët që të kërkojnë për ndihmë, të thërrasin në numrat përkatës të institucioneve si policia, AME, komunat përkatëse apo zjarrfikësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *