Policia: Në manastir u gjet helmeta e PK-së që është marrë nga vendi ku u vra Afrim Bunjaku

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim të ri në lidhje me sulmin terrorist ndaj tyre të organizuar nga persona të nacionalitetit serb, të dielën në Banjskë të Zveçanit.

Në këtë njoftim thuhet se në manastir janë gjetur dy armë të gjata AK 47 si dhe një helmetë e Policisë e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

“Vlen të theksohet se dy armë të gjata AK 47 janë gjetur në manastir, si dhe një helmetë e PK-së e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor.”

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Në veri të vendit arrestohen edhe dy persona dhe konfiskohet arsenal armësh

Prishtinë, më 26 shtator 2023

Vlerësuar në aspektin e sigurisë, situata në veri të vendit është e qetë, por mbetet e tensionuar. Policia e Kosovës (PK), siç ka raportuar në konferencën e datës 25.09.2023, se operacioni policor është ende duke vazhduar dhe si rezultat i saj në një hotel ka arrestuar dy persona të dyshuar si dhe në zonën e fshatit Banjskë janë gjetur dhe janë konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh.

Pas arrestimit të dy sulmuesve terroristë me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë, arrestimit të katër personave të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist, si dhe arrestimit të dy personave të dyshuar, me datën 25.09.2023 numri i të arrestuarve deri më tani ka arritur në tetë (8)persona.

Mjetet e konfiskuara me 25.09.2023 përbëjnë një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një makineri e rëndë (bager), të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe e që kryesisht përbëjnë:

• një armë e kalibrit të rëndë (lansues me nitro 30 mm),

• tri armë të kalibrit të rëndë (gulinov me tri tyta),

• dy armë të gjata (mitraloza),

• një snajper (black spear 12.7mm),

• një minahedhës (82 mm),

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *